Revolucion në Shqipëri, Celibashi: Inteligjenca Artificiale mund të përdoret për numërimin e votave në Tiranë

Aktualitet

Revolucion në Shqipëri, Celibashi: Inteligjenca Artificiale mund
Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, i ftuar mbrëmjen e kaluar në Tech Talk nga Kristi Gongo dhe Kushtrim Shala foli për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Celibashi tha se KQZ po synon të aplikojë sërish përdorimin e inteligjencës artificiale në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit.

Më tej ai shprehu se edhe nëse bëhet në bëhet në Tiranë, nuk do të mund të bëhet në të gjithë kryeqytetin, por vetëm në disa KZAZ.

Pjesë nga biseda:

Ilirjan Celibashi: Për dijeninë tuaj, po synojmë që ta aplikojmë përsëri përdorimin e inteligjencës artificiale në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit si projekt pilot dhe assesi, kjo nuk do të zëvendësojë atë që parashikon ligji për procedurat për nxjerrjen e rezultatit

Kristi Gongo: Në çfarë bashkie?

Ilirjan Celibashi: Këtë nuk e kemi vendosur akoma. Arsyeja kryesore është që jemi duke vlerësuar kostot

Kristi Gongo: Do të ishte e mundshme në Tiranë?

Ilirjan Celibashi: Po edhe nëse e bëjmë në Tiranë, duk do ta bëjmë dot në të gjithë qytetin, por do të zgjedhim një KZAZ ose…

Kristi Gongo: Tepelenën e përjashtoni?Ilirjan Celibashi: Mund edhe të jetë Tepelena, por Tepelena u zgjodh pa ndonjë domethënie

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion