Ishin në arrest shtëpiak për vr'asjen e Egli Progës por kapet jashtë, arrestohet sërish Denis Meçe

Aktualitet

Ishin në arrest shtëpiak për vr'asjen e Egli Progës por
Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas burimeve policore, së bashku me të është arrestuar edhe një kushëri i tij si moskallzues krimi.

Burimet bëjnë me dije se Meçe është konstatuar jashtë banesës, duke lëvizur me automjet, në kundërshtim me masën e sigurisë të caktuar nga gjykata.

Meçe është një nga të akuzuarit për vrasjen e Egli Progës dhe, së bashku me të pandehurit e tjerë, po gjykohej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pak ditë më parë, Gjykata e Korçës rrëzoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar, duke vendosur vijimin e procesit gjyqësor sipas procedurës së zakonshme për çështjen e vrasjes së Egli Progës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion