Ku priten reshje shiu e dëbore, përditësimi i motit për sot, 28 tetor 2026
Lajmifundit
/
28 October 2026, 08:22
Aktualitet
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat mesatare kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në lindje të cilat pritet të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët, në majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.
Era parashikohet të fryjë me drejtim veri– veri lindje me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.


