Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Aktualitet

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma

Moderatorja e ”Top Story”, Grida Duma ka zgjedhur ta nisë emisionin “Topin e kam unë” me një mesazh të drejtpërdrejtë për publikun, duke sqaruar se është në gjendje të mirë shëndetësore. 

Deklarata e saj vjen pas lajmeve dhe aludimeve që qarkulluan gjatë 24 orëve të fundit lidhur me shëndetin e saj. Moderatorja u shfaq e qetë, duke konfirmuar se gjithçka është në rregull dhe se emisioni do të vijojë me një tjetër qasje.

“Thënë këtë, këtu jemi të gjithë mirë. Unë jam mirë dhe e nisim ”Topin e kam unë’ me një stil apo metodikë tjetër”, u shpreh Duma.

Përveç këtij sqarimi, ajo u ndal edhe te zhvillimi i panelit të debatit, duke vlerësuar pjesëmarrësit që kanë arritur të bëhen pjesë e formatit dhe të përballojnë dinamikën e diskutimeve televizive.

Screenshot-2026-10-27-215635.png

Sipas Dumës, përzgjedhja e debatuesve mbetet një proces i vazhdueshëm, ndërsa aplikimet për t’iu bashkuar emisionit vijojnë.

 Ajo theksoi rëndësinë e krijimit të një brezi të ri njerëzish që kanë qëndrime për të shprehur publikisht dhe që arrijnë të përballen me debatet në një studio televizive me audiencë të gjerë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion