Protesta studentore dhe kaosi në Parlament, Peleshi njofton të enjten mbajtjen e seancës së radhës plenare

Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare ditën e enjte, më datë 29 Tetor, në orën 10:00, pas kaosit të javës së kaluar në Parlament dhe mes protestës së studentëve, të cilët prej 15 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndër çështjet kryesore në rendin e ditës janë interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shqyrtimi i projektligjeve për Bankën e Shqipërisë, Këshillin Fiskal dhe mbrojtjen e konsumatorit, si dhe ndryshimet në legjislacionin për biznesin, shoqëritë tregtare dhe administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara.
Kujtojmë që për seancë e javës së kaluar, ku pati tensione dhe përplasje, Sekretariati i Etikës përjashtoi me 60 ditë 6 deputetë të Partisë Demokratike: Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri.
Grupi i PD bllokoi që në nisje të seancës foltoren dhe debatoi ashpër me kryeparlamentarin Niko Peleshi. Pas tensioneve të fillimit, Peleshi vendosi kalimin e seancës direkt në votim të projekt ligjeve.
Më pas demokratët filluan të marrin kartonët e socialistëve duke i penguar të votojnë, çka u desh ndërhyrja e Gardës. Në një moment, pati një përplasje mes deputetit të PD Fadil Kreka dhe atij të PS, Ervin Hoxha që për pak sa nuk u përshkallëzua në grushte mes tyre. Madje në distancë dy deputetë ofenduan njëri-tjetrin.




