Tubimi para Ministrisë së Arsimit, nis grumbullimi i studentëve të Universitetit të Mjekësisë
Lajmifundit
/
27 October 2026, 13:41
Aktualitet

Studentët e Mjekësisë kanë nisur grumbullimin e tyre dhe kanë vijuar marshimin drejt institucioneve shtetërore, ku prej 15 ditësh me radhë kanë zhvilluar tubimin e tyre.
Ky tubim vjen pas njoftimit të djeshëm, sipas të cilit sot, në orën 14:00, protestuesit do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, kujtojmë se protestës studentore në shenjë solidariteti i janë bashkuar edhe figura nga arti, kultura, pedagogët si dhe qytetarë të shumtë.


