Berisha për Ramën: Ka dy rrugë për ta larguar, si Çaushesku ose padroni në Beograd

Politikë

Berisha për Ramën: Ka dy rrugë për ta larguar, si

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe mundësinë e rotacionit politik.

I ftuar në Klan News, kryedemokrati foli për rolin e opozitës, raportin e saj me qytetarët dhe situatën politike në vend, ndërsa Shqipëria po përjeton prej 15 ditësh protesta ku nuk kanë munguar episodet e dhunës.

Berisha u ndal te përqendrimi i pushtetit në duart e mazhorancës socialiste, duke iu referuar zhvillimeve politike të dekadave të fundit.

“Sali Berisha dorëzoi pushtetin në vitin 2013 me koalicionin e tij, 48% të pushteteve. Ndaj, i dashur, nga viti ’92 deri në vitin 2012 patën vend katër rotacione. Shqipëria kaloi kriza në rrugë demokratike. Më vonë, sipas këtij Instituti, kur u fut drejtësia e tëra në xhep, Edi Rama dhe PS-ja, arrin të ketë 90% të pushtetit në vitin 2020. Padroni i tij në Beograd, që u përmbys, nuk ka pasur më shumë se 60% të pushtetit.”

I pyetur për rolin e opozitës në këtë situatë dhe nëse ajo mban ndonjë përgjegjësi, Berisha theksoi se kryeministri nuk është i gatshëm të largohet nga pushteti përmes një procesi normal politik.

“Nëse kryeministri vendos të mos e dorëzojë pushtetin, bëj ç’të duash, nuk ja merr dot! Ka dy rrugë, si Çaushesku ose padroni në Beograd. Tani i iku koha atij!”,- tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion