"Nuk dorëzohem, iu vras edhe juve”, i dyshuari për vra'sjen e Arlinda Zekajt kë*cënon edhe policët

Kosovë&Rajon

"Nuk dorëzohem, iu vras edhe juve”, i dyshuari për

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe zyrtarët policorë gjatë komunikimit me ta, duke u thënë se nuk do të dorëzohej.

Këtë informacion e bëri publik Ermal Panduri, moderator i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini. Ai tha se, sipas një informacioni që ka siguruar, Sylaj u kishte paralajmëruar policëve se do t’i vriste nëse tentonin ta arrestonin.

“Informatë ekskluzive: Kur ka komuniku policia me dorasin e dyshuar, ka thënë: ‘Nuk dorëzohem, iu vras edhe juve. I gjallë nuk dorëzohem’”, deklaroi Panduri.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura rrethanat e këtij komunikimi, koha kur pretendohet se ka ndodhur apo nëse kërcënimet janë konfirmuar nga autoritetet policore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion