Revolta e 121/ Me flakadanë në duar, qytetarët marshim-protestë në rrugët e Tiranës, jehon thirrja: Arrestoni Ramën

Aktualitet

LajmiFundit.al.jpg

Pas përfundimit të fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.

Më thirrjet “Ju erdhi fundi”, Arrestoni Ramën, “Revolucion”,  dhe flakadanë në duar qytetarët marshojnë në akset kryesore.

Protestuesit kanë bërë të ditur se dorëheqja e kryeministrit Edi Ramës është një kërkesë e panegociueshme.

Protesta ka bërë bashkë sërish qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, mes tyre fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë, të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare.

Tubimi shënon ditën e 121-të të protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion