Zjarr në një servis makinash në Fier, dëmtohet një pjesë e godinës! Zjarrfikësja ndërhyn për shuarjen e flakëve

Aktualitet

Zjarr në një servis makinash në Fier, dëmtohet një

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Drizë të Fierit, në vendin e njohur si Qafë Koshovicë.

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar vetëm një pjesë e fasadës së godinës, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij zjarri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion