Gazetarja shqiptare merr propozimin e ëndrrave: Unë i thashë PO!

Aktualitet

Gazetarja shqiptare merr propozimin e ëndrrave: Unë i thashë PO!

Për katër vjet, Edona Gashi kishte dëgjuar të njëjtin premtim nga partneri i saj, Justin Prendi. Ai do t’i propozonte për martesë më 14 shkurt në Paris. 

Por pyetja e shumëpritur e gjeti gazetaren, të njohur si “Shoqja Edonë”, në një koncert në Detroit. Mes muzikës, në prani të miqve, Justini u ul në gjunjë me unazën në dorë dhe Edona tha “po”.

Gazetarja e ndau lajmin në Instagram, ku publikoi videon e propozimit dhe tregoi si kishte arritur partneri ta ruante surprizën për kaq gjatë.

“I dashuri jem, qe 4 vite, më ka thënë se propozimin ka me ma ba më 14 shkurt në Paris.

E krejt kjo paska qenë një maskë, që unë të mos dyshoja se kur do të ndodhte vërtet propozimi. E pra, SONTE THASHË PO!”, shkroi Edona.

Ajo falënderoi miqtë që e përjetuan atë çast bashkë me ta, por edhe njerëzit në koncert që u gëzuan për çiftin, megjithëse nuk i njihnin. Në fund të postimit, Edona kishte edhe një kujtesë për të fejuarin e saj. “E sa për Parisin, tash prapë duhet me më çu!”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion