Rama nga Luksemburgu: Sot mbyllim kapitullin e katërt, synojmë të paktën dyfishin këtë vit

Politikë

Rama nga Luksemburgu: Sot mbyllim kapitullin e katërt, synojmë të

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg, ku Shqipëria pritet të mbyllë një tjetër kapitull në procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kreu i qeverisë u shpreh optimist për ecurinë e procesit, duke theksuar se synimi është që brenda këtij viti të mbyllen sa më shumë kapituj negociues.

Megjithatë, ai nuk dha një shifër të saktë, por bëri të ditur se synohet që numri i kapitujve të mbyllur gjatë këtij viti të jetë të paktën dyshifror.

“Jemi kthyer për të mbyllur një tjetër kapitull dhe për të për të rikonfirmuar që përparimi drejt objektivit tonë historik është i pandalshëm. Ndërkohë sapo kam kryer disa takime inkurajuese se çfarë vjen më pas, pra planet janë ambicioze, brenda këtij viti synojmë të mbyllim sa më shumë kapituj. Jam i bindur se sa i takon anës sonë do të jemi në çdo hap në përputhje me afatat”, tha kryeministri.

I pyetur se sa kapituj do të mbyllen deri në fund të këtij viti, Rama u shpreh se nuk do të thotë shifra.

“Sot do të mbyllim dhe një tjetër që bën 4 gjithsej. Ka mbetur dhe së paku dyfish që pritet të jetë shifra për këtë vit, por le të shohim”, tha kreu i qeverisë.

ME TE LEXUARAT