Dy anije sulmohen nga dronët në Detin e Zi, 11 të zhdukur, Rutte: NATO në gatishmëri

Bota

Dy anije sulmohen nga dronët në Detin e Zi, 11 të zhdukur, Rutte:

Dy anije mallrash u sulmuan nga drone të dyshuara ruse në detin e zi. Njëra prej tyre u fundos ekuipazhi prej 11 personash rezulton i zhdukur. Sekretari i Përgjithshëm Rutte tha se është në kontakt të rregullt me Sofien dhe thotë se Nato është në gatishmëri. 

Anijet e mallrave Chelsea 3 dhe Azov Concord u sulmuan nga dronë të dyshuar rusë në detin e zi 18 milje larg brigjeve të Bullgarisë. Chelsea 3 anija e mallrave me pronësi ukrainase, që lundronte nën flamurin e Maltës u godit nga tre dronë dhe u dëmtua ndërsa të 15 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan.

Azov Concord anija tjetër e mallrave, u fundos pas sulmit, një anëtar i ekuipazhit të saj u shpëtua, ndërsa 11 rezultojnë të zhdukur. Lajmin e ka dhënë i pari Kryeministri bullgar Rumen Radev i cili dha detaje ne lidhje me operacionet e shpëtimit.

Ai tha se për momentin nuk mund të drejtohet gishti tek askush sa i takon përgjegjësisë, por logjika të çon të mendosh që dronet të jenë ruse. Radev njoftoi se do të thërrasë për sqarime ambasadorin rus.

Në reagimin e tij sekretari I përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte njoftoi se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet bullgare dhe tha se NATO në krahun e saj lindor është në gatishmëri maksimale. Rasti i kësaj të marte përbën incidentin e dytë të këtij lloji në Detin e Zi pas atij të 6 tetorit.

Me rusët që nuk iu përmbajtën një armëpushimi energjetik dhe më pas ukrainasit që vijojnë kundërpërgjigjet, Reuters zbardh prapaskena të marrëveshjes që SHBA arritën për blerjen e naftës me palën ruse.

Emisarët e presidentit amerikan Donald Trump u thanë zyrtarëve ukrainas të premten se një marrëveshje për të lejuar eksportet ruse të naftës dizel është pjesë e një përpjekjeje për ta rikthyer Rusinë në negociata, pas dështimit të përpjekjeve të mëparshme për të nisur bisedime të qëndrueshme që synojnë përfundimin e luftës, thanë për Reuters tre persona të njohur me takimin.

Megjithatë zëdhënësi i Kremlini Dmitri Peskov tha këtë të martë se marrëveshja me amerikanët nuk do të ndikojë në arritjen e një armëpushimit ose marrëveshje paqeje.

ME TE LEXUARAT