"Rama jep dorëheqjen”/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Aktualitet

"Rama jep dorëheqjen”/ Protestuesit mblidhen para

Protestuesit kanë nisur të mblidhen para godinës së Kryeministris, ku pritet të vijojë protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa vijojnë thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe kundërshtimi i ofertës së tij për dialog.

Studentët vijojnë të këmbëngulin se dorëheqja e kryeministrit është kërkesë e panegociueshme. Ata kanë refuzuar deri më tani ftesat e përsëritura të Ramës për t’u ulur në tryezën e dialogut, ndërsa bojkoti i procesit mësimor në universitete vijon.

Protesta studentore ka vijuar prej disa javësh në kryeqytet, me marshime në rrugët e Tiranës dhe ndalesa pranë fakulteteve të ndryshme. Në krah të të rinjve janë rreshtuar edhe pedagogë dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur mbështetjen për kërkesat e tyre.

Nga ana tjetër, Rama ka përsëritur thirrjet për dialog dhe ka njoftuar se do të prezantojë një platformë online për komunikimin me protestuesit.

 Megjithatë, deri tani kjo ofertë nuk ka ndryshuar qëndrimin e studentëve, të cilët vijojnë të kërkojnë largimin e tij nga detyra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion