Gjobë deri në tre paga mujore për punonjësit e institucioneve publike, ja për çfarë shkeljesh

Punonjësit përgjegjës në institucionet publike mund të përballen me penalitete financiare në rast se nuk përmbushin detyrimet ligjore në fushën e kontabilitetit. Gjobat e parashikuara variojnë nga një deri në tre paga mujore.
Masa është parashikuar në projektligjin e ri për kontabilitetin në sektorin publik, i cili është shqyrtuar nga Këshilli i Ministrave.
Nisma synon të përcaktojë më qartë përgjegjësitë e punonjësve për administrimin dhe mbajtjen e kontabilitetit në institucionet publike, duke vendosur edhe masa ndëshkuese për rastet e moszbatimit të kërkesave ligjore.
Vlera e gjobës do të përcaktohet në varësi të natyrës së shkeljes dhe nivelit të përgjegjësisë së punonjësit.


