“Më rrëmbyen e kërcënuan”, Veliaj reagon sërish nga qelia me një video me AI: Nuk heq dorë nga.....

Politikë

“Më rrëmbyen e kërcënuan”, Veliaj reagon

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish përmes një mesazhi të publikuar me inteligjencë artificiale, ku ka përsëritur akuzat për persekutim politik dhe kërcënime nga kryeministri Edi Rama, ndërsa ka njoftuar miratimin e projekteve për ndërtimin e 15 çerdheve dhe kopshteve të reja në kryeqytet.

Veliaj rendit një sërë pretendimesh lidhur me situatën e tij ligjore dhe mënyrën se si është trajtuar nga institucionet, duke përmendur largimin nga zyra e kryetarit të Bashkisë, përpjekjet për shkarkimin e tij dhe qëndrimin në paraburgim prej 20 muajsh.

Pavarësisht këtyre kërcënimeve, Veliaj thotë se ka vijuar punën për projektet e zhvillimit të Tiranës.

Reagimi i plotë i Erion Veliajt:

Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin nga detyra në mënyrë antikushtetuese, pasi e bënë çorbë menaxhimin e Tiranës, pasi më persekutojnë dhe më mbajnë në paraburgim politik prej 20 muajsh, në një ping-pong gjykatash, pasi më rrëmbyen për të më ndërruar birucën pa një shkresë te vetme dhe pasi më kërcënuan edhe aty, përsëri sot miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja për fëmijët e Tiranës!

Me këto projekte, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara apo të projektuara gjatë administrimit tim arrin në 130!

Jo në Durrës e Fier, por edhe në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia!

Këto janë kopshtet e çerdhet që kam miratuar sot:

Nj. 9, Kopsht, Don Bosko, 150 fëmijë

Nj. 12, Kopsht, Fresku, 150 fëmijë

Nj. 13, Çerdhe, Kodra e Diellit, 50 fëmijë

Nj. 9, Çerdhe, Don Bosko, 100 fëmijë

Nj. 13, Çerdhe, Liqeni i Thatë, 50 fëmijë

Nj. 9, Çerdhe, Stracioni i Trenit, 100 fëmijë

Petrelë, Kopsht, Daias, 16 fëmijë

Dajt, Kopsht, Tufinë, 33 fëmijë

Nj. 12, Kopsht, Sh. 17 Shkurti, 122 fëmijë

Nj. 1, Kopsht, Tregu Elektrik, 120 fëmijë

Nj. 7, Çerdhe, Fusha Aviacionit, 100 fëmijë

Nj. 7, Çerdhe, Dogana, 100 fëmijë

Nj. 7, Kopsht, Zogu i Zi, 150 fëmijë

Nj. 14, Çerdhe, Yzberisht, 100 fëmijë

Nj. 14, Çerdhe, Astir, 100 fëmijë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion