Çfarë po hetohet? Ardit Gjebrea paraqitet sot në SPAK

Aktualitet

Çfarë po hetohet? Ardit Gjebrea paraqitet sot në SPAK
Moderatori dhe kantautori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ende nuk ka informacion të konfirmuar lidhur me arsyen e thirrjes apo çështjen për të cilën ai është paraqitur pranë këtij institucioni.

Ardit Gjebrea është një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim të ekranit, muzikës dhe medias në Shqipëri.

Ai e ka nisur karrierën si këngëtar e kantautor, duke krijuar disa nga hitet më të spikatura të muzikës lehtë shqiptare, si dhe duke fituar çmime të rëndësishme në Festivalin e Këngës në RTSH.

Traditën e tij muzikore ai e zgjeroi duke u kthyer në producent, ku njihet veçanërisht si krijuesi dhe drejtuesi i festivalit "Kënga Magjike", një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në vend që prej vitit 1999.

Prej më shumë se një dekade, Gjebrea është edhe fytyra kryesore e programit maratonë "E Diela Shqiptare" në TV Klan, ku si producent dhe drejtues mbledh çdo javë audiencë të gjerë përmes rubrikave me histori sociale, argëtim dhe formatet e tij televizive.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion