Protesta e studentëve/ E reja: Pushteti dhunë barbare ndaj të rinjve! Imazhi i Ramës në sytë e të huajve është "grisur"

Aktualitet

Protesta e studentëve/ E reja: Pushteti dhunë barbare ndaj të

Studentët që prej javësh protestojnë në Tiranë kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, vijojnë të kundërshtojnë mënyrën sesi pushteti po reagon ndaj revoltës së tyre.

E ftuar në një intervistë për News24, studentja Anjeza Marku e cilësoi barbare dhunën e ushtruar ndaj të rinjve, duke theksuar se represioni nuk e ka shuar protestën. Ajo u shpreh se protestat e mëdha do të vijojnë dy herë në javë, ndërsa revolta dhe kundërshtimi ndaj qeverisë mbeten të përditshme. Sipas Markut, dhuna dhe mënyra se si po vepron qeveria kanë dëmtuar rëndë imazhin e politikanëve shqiptarë në sytë e ndërkombëtarëve, veçanërisht atë të kryeministrit Rama.

Studentja bëri thirrje për bashkimin e qytetarëve në një front të përbashkët kundër qeverisë, ndërsa kërkoi që SPAK të lejohet të hetojë pa dallim të gjithë zyrtarët, pavarësisht funksionit që mbajnë.

Anjeza Marku: Mendoj se kur ka një represion të tillë, protesta dy herë në javë është një gjë e rëndësishme. Kjo nuk do të thotë se duhet të mblidhemi veç dy herë në javë, por dy herë në javë mbajmë protestën e madhe.

Kjo, sepse revolta vazhdon përditë. Shteti ka arsenalin e dhunës, që është manovra më e fuqishme e saj e krahas saj vendos dhe ligjin, që modifikohet në interes të atyre që qeverisin vendin. Është prishur imazhi i politikanëve shqiptarë edhe para ndërkombëtarëve. Qëllimi i kryeministrit Rama është që të duket mirë përpara ndërkombëtarëve. 

Dhe kjo është lëkundur tashmë dhe imazhi i kryeministrit është grisur në sytë e diplomatëve. Rama është ai njeri, që i është thyer hunda shumë vite më parë dhe po bën sot të njëjtën gjë, ai njeh vetëm monopolin e dhunës. Shqipëria sot është një vend i pajetueshëm dhe diktatorial. Ne nuk duhet ta lejojmë kryeministrin Edi Rama që të bëjë çfarë të dojë me pushtetin. Ne jemi për bashkim sa më të madh të të gjithë shqiptarëve, në një front.

Nesër është bërë thirrje për të pasur sa më shumë njerëz, sepse kjo jep dhe mesazh të qartë. Unë besoj se drejtësia do e rrëzonte kryeministrin Edi Rama. Duhet që të lejohet SPAK të bëjë punën e vet, duke mos marrë parasysh nëse je ministër, zv kryeministër apo kryeministër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion