Vr*u nënën dhe u dorëzua vetë në polici, dëshmia tronditëse e të riut shqiptar në Itali

Aktualitet

Vr*u  nënën dhe u dorëzua vetë në polici, dëshmia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, në banesën e tyre në Chiari, në provincën e Brescias.

Sipas mediave italiane, Eduart Xhani është marrë në pyetje në repartin e psikiatrisë së spitalit, ku ndodhet i shtruar pas ngjarjes. Gjatë bisedës me hetuesit, ai ka pranuar autorësinë e krimit.

“Kam vrarë mamin tim”, deklaroi Xhani.

I riu ka treguar gjithashtu se kishte tentuar t’i jepte fund jetës përpara se të vriste nënën.

Ndërkohë, përgjigjet e tij për motivet e krimit kanë qenë të paqarta, çka ka bërë të nevojshme edhe vlerësimin nga specialistët e shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur 21-vjeçari ndodhej në kuzhinë me nënën e tij. Në rrethana që ende po hetohen, ai ka marrë një thikë dhe e ka goditur disa herë në fytyrë dhe në kraharor, duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat italiane, deri më tani nuk janë evidentuar konflikte apo debate të mëparshme mes tyre që mund të shpjegojnë ngjarjen.

Pas krimit, i riu u largua nga banesa dhe për rreth dhjetë orë lëvizi me automjet në zonat e Brescias dhe Cremonës.

Mëngjesin e ditës pasardhëse, rreth orës 07:00, ai u paraqit me automjetin e tij Audi përpara Karabinierëve në Cremona.

Sapo një efektiv doli për ta pritur, 21-vjeçari rrëfeu vrasjen e nënës së tij.

Sipas dëshmive të personave që e njihnin, ai ishte një djalë i mbyllur në vetvete dhe i heshtur. Mësohet se më parë kishte punuar si punëtor krahu, ndërsa së fundmi ishte punësuar si kamerier në një restorant të Burger King në Rovato.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë vijojnë, ndërsa 21-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve specialistë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion