“Dashuria në Diktaturë”, Nora Malaj: Emocionet tona shfaqeshin kur shkonim në zbor, ja si flirtonim

Soft

“Dashuria në Diktaturë”, Nora Malaj: Emocionet tona

Rrjetet sociale sot kanë sjellë një mënyrë tjetër të njohjes së të rinjve por edhe në krijimin e marrëdhënieve që krijohen.

Por si ishte dashuria në kohën e komunizmit?

Pedagogia Nora Malaj në një intervistë në “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën ka treguar më shumë detaje.

Ajo tha se njohjet dhe emocionet zakonisht zhvilloheshin në zborr, ndërsa shton se në atë kohë ka qenë tabu kryerja e marrëdhënieve seksuale para martesës.

“Asgjë nuk ka qenë më ndryshe se sot. Ka qenë e vështirë sa sot. Unë kam lindur në 1964. Ju jeni nipërit dhe mbesat e mia. Raportet shoqërore në atë kohë ishin shoqërore dhe i shihje si motra dhe vëllezër jo si partnerë të së ardhmes.

Ti nuk i shikoje ata rreth e qark, shihje diku tjetër. Emocionet tona shfaqeshin kur shkonim në zborr dhe aksion. Ka qenë viti i tretë i zborrit dhe kemi qenë në Mamurras dhe kemi qenë të gjithë të fejuar. Komandati na merr dhe na thotë që me këngë do kaloni një urë lëvizëse. Toga e djemve, që e kishin komandatin më të ri, i thanë të ndjekim vajzat dhe hap më të shpejtë dhe duke kënduar “Urra urra, të gjithë përmbi gra”.

Ne na dënuan në atë kohë që s’do bënim mbrëmje. Emocionin dhe pasionin i kishim të ndërtuar në qasje tjetër. Flirtet kanë qenë ndryshe, shkruanim letra, ka qenë më e pastër dhe më romantike. Raportin seksual e kishim tabu. Nuk kryenim marrëdhënie para se të martoheshim. Kjo është e vërtetë dhe jo mit. Para martesës duhet të ishe “kuti e pahapur””, tha Malaj.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion