Kujdes në Tunelin e Krrabës/ Kufizohet qarkullimi për 20 netë, ja oraret që duhet të dini

Aktualitet

Kujdes në Tunelin e Krrabës/ Kufizohet qarkullimi për 20

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nga e mërkura e 7 tetorit, do të nisë punimet për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të Tunelit të Krrabës, çka do të sjellë ndryshime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve gjatë natës.

Sipas ARRSH-së, punimet do të zgjasin maksimalisht 20 ditë dhe do të zhvillohen çdo natë në intervalin 21:00-06:00. Gjatë këtij orari, tuneli do të funksionojë vetëm me një tub, me qarkullim në të dyja drejtimet.

Fillimisht, punimet do të kryhen në tubin e drejtimit Elbasan-Tiranë, ndërsa tubi Tiranë-Elbasan do të shërbejë për lëvizjen e mjeteve në të dyja drejtimet.

Gjatë ditës, nga ora 06:00 deri në 21:00, qarkullimi do të vijojë normalisht me të dy tubat në funksion.

Për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e trafikut, në tunel do të jetë i pranishëm shërbimi i Policisë Rrugore gjatë gjithë kohës së zhvillimit të punimeve, nga ora 21:00 deri në 06:00.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë gjatë kësaj periudhe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion