Publikohet emri, dhun'ohet me levë në lokalin e tij ish-drejtuesi i zjarrfikëses në Mallakastër

Ish-drejtuesi i repartit zjarrfikës në Mallakastër, Armand Aliaj, është dhunuar mëngjesin e sotëm në lokalin e tij në Ballsh nga persona të maskuar, të cilët e kanë goditur me levë.
Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, në momentin kur Aliaj ndodhej i vetëm në ambientet e lokalit të tij. Ai ka dëshmuar se autorët e maskuar e kanë sulmuar me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e ballit.
Pas sulmit, Aliaj ka shkuar vetë në spitalin e Ballshit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore për dëmtimet e marra në pjesën e ballit. Për shkak të plagës, ai ka pasur nevojë për qepje, ndërsa më pas është transportuar drejt Spitalit të Fierit për ekzaminime të mëtejshme.
Në dëshminë e tij, Aliaj ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa mbetet e paqartë arsyeja që çoi në sulmin ndaj tij.
Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me motivet e sulmit dhe identitetin e autorëve.


