Pse shkoi Ardit Gjebrea në SPAK? Dalin detajet e para

Aktualitet

Pse shkoi Ardit Gjebrea në SPAK? Dalin detajet e para
Ditën e sotme Ardit Gjebrea është paraqitur në SPAK për t’u marrë në pyetje nga prokurorët në lidhje me hetimet që po vazhdojnë për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe financimet e ndryshme që ka bërë Bashkia e Tiranës.

Ardit Gjebrea është një nga përfituesit nga Bashkia e Tiranës nëpërmjet aktiviteteve që ai ka ka zhvilluar.

Mesa duket prokurorët e SPAK i kanë hyrë në themel çështjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe po zbërthejnë skemat e financimeve që bëheshin në bashki për eventet dhe aktivitetet e ndryshme.

Një nga format ma abuzive që CNA ka ngritur si shqetësim është ajo e reklamave që vendosen gjatë eventeve të ndryshme në sheshet e ndryshme të kryeqytetit, ku sipërfaqet e dhëna me qira janë shumë herë më të vogla sesa ato që reklamohen.

CNA ka kërkuar informacion nga Bashkia e Tiranës, por ky informacion është është mohuar.

Sipas të dhënave dyshohet se janë me mijëra e mijëra metër katrorë sipërfaqe, ku janë vendosur reklama, ndërkohë që taksat që ka marrë Bashkia janë shumë të ulëta dhe zinxhiri shkon nga Bashkia e Tiranës te kompanitë private dhe më pas tek reklamuesit që lidhen me vëllain e kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj./

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion