Protesta masive në Teheran, digjen imazhet e Trump dhe Netanyahut, rriten tonet kërcënuese ndaj Uashingtonit

Në Teheran protestat masive të qytetarëve vijojnë ndërsa të mërkurën në mbrëmje një pjesë e tyre dogjën një poster gjigant me imazhet e presidentit amerikan Donald Trump, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, zëvendëspresidentit J.D. Vance dhe të dërguarit të posaçëm Steve Witkoff.
TEHERAN- Në Teheran protestat masive të qytetarëve vijojnë ndërsa të mërkurën në mbrëmje një pjesë e tyre dogjën një poster gjigant me imazhet e presidentit amerikan Donald Trump, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, zëvendëspresidentit J.D. Vance dhe të dërguarit të posaçëm Steve Witkoff.
Pamjet nga kryeqyteti iranian tregojnë qytetarë të mbledhur rreth posterit të përfshirë nga flakët, ndërsa disa prej tyre regjistronin ngjarjen me telefonat celularë. Postet e tyre u dogjën nën sloganet kryesore të protestave të mbajtura së fundmi në Teheran.
Posteri paraqiste katër zyrtarët me fytyra të përgjakura, plagë të dukshme dhe kostume të grisura, përpara flamujve amerikanë dhe izraelitë. Ai ishte vendosur një ditë më parë në sheshin Engelab, një nga zonat qendrore të Teheranit. Pranë tij ishte vendosur edhe një poster tjetër, ku Trump shfaqej pas hekurave të burgut, i shoqëruar me mbishkrimin kërcënues: “Do ta vrasim Trumpin”.
Gjatë tubimeve, protestuesit mbanin gjithashtu flamuj të kuq dhe pankarta me sloganin “Gjaku do të derdhet”, duke kërkuar hakmarrje për vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në sulmet SHBA-Izrael të 28 shkurtit, që shënuan nisjen e luftës.
Manifestimet dhe posterat antiamerikanë e antiizraelitë zhvillohen në një kohë kur presidenti Donald Trump dhe kryeministri Benjamin Netanyahu po përballen me zhvillime të vështira politike në vendet e tyre.


