Policia gjobit 12 persona me 50 mijë lekë, bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë

Aktualitet

Policia gjobit 12 persona me 50 mijë lekë, bllokuan qarkullimin
Policia e Tiranës ka vendosur 12 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas njoftimit zyrtar, për secilin prej tyre është vendosur një gjobë prej 5 mijë lekësh, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026.

Uniformat blu bëjnë me dije se personat kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë përmes megafonit që të lirohej rruga.

Në përfundim, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion