Tragjedi në Dibër, elektricisti humb jetën në krye të detyrës, shtylla elektrike e zë poshtë gjatë punës, emri

Aktualitet

Tragjedi në Dibër, elektricisti humb jetën në krye të
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Dibrës ditën e sotme, ku një punonjës i shërbimit elektrik ka humbur jetën tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të paradites të së enjtes në fshatin Vasije të njësisë administrative Kalaja e Dodës.

Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, viktimë e këtij aksidenti fatal ka mbetur elektricisti Lulzim Shehu. Ai ndodhej në terren për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes në rrjetin elektrik të zonës, kur një nga shtyllat është shembur papritur duke e zënë poshtë.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, goditja ka qenë fatale për elektricistin, i cili ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në fshatin Vasije kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të këqyrur vendin e ngjarjes. Ekspertët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë, ndërsa po hetohet nëse janë respektuar të gjitha kushtet e sigurisë në punë dhe amortizimi i mundshëm i infrastrukturës elektrike në këtë zonë malore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion