71-vjeçari i dënuar me burg në Itali për prost'itucion, arrestohet në Vaun e Dejës (EMRI)

Aktualitet

71-vjeçari i dënuar me burg në Itali për
Një 71-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vaun e Dejës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ai është dënuar me 9 vite burgim për veprën penale të shfrytëzimit seksual dhe prostitucionit.
 
Në kuadër të një tjetër faze të operacionit të koduar “Fast”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, bëri të mundur kapjen e Kol Ndojit, 71 vjeç, banues në Vaun e Dejës.

Sipas njoftimit të Policisë, Ndoj ishteshpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23 prill 2021, e kishte dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.

Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e 71-vjeçarit drejt Italisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion