Protestuesit hyjnë brenda fakulteteve në Tiranë, apelojnë për bojkotimin e mësimit

Aktualitet

Protestuesit hyjnë brenda fakulteteve në Tiranë, apelojnë
Protesta ditën e sotme ka nisur në dyert dhe sallat e universiteteve.

Studentë të Politeknikut janë mbledhur dhe kanë marshuar fillimisht tek Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku janë futur brenda me thirrjet “bojkotoni mësimin”.

Ata kanë kaluar në çdo sallë, duke hyrë dhe duke bërë thirrje për t’iu bashkuar.

Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe tek fakultetin e Ekonomisë dhe Gjuhëve të Huaja, teksa së fundmi po drejtohen tek Juridiku.

Ndërkohë, raportohet se Universiteti i Mjekësisë po kryen rregullisht mësim.

Ashtu si në ditët e kaluara, edhe sot është njoftuar protestë para Ministrisë së Arsimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion