Protesta në Tiranë, policia procedon 3 persona dhe vendos 29 gjoba brenda 48 orëve

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 3 persona për veprime të paligjshme gjatë protestës së djeshme.
Gjithashtu, mësohet se gjatë 48 orëve të fundit, janë vendosur 29 masa administrative në bazë të Aktit Normativ.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë tubimit të zhvilluar dje, u proceduan penalisht 3 shtetas.
Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 29 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë 48 orëve të fundit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

