Sherr për 600 mijë lekë në Tiranë, i riu kërc'ënon me ar'më 31-vjeçarin , arrestohet në Tiranë

Aktualitet

Sherr për 600 mijë lekë në Tiranë, i riu
Një konflikt për një borxh prej 600 mijë lekësh ka përshkallëzuar në kërcënime me armë zjarri në Tiranë. Një 20-vjeçar, i identifikuar si Daniel Damzi, dyshohet se ka kërcënuar me pistoletë një 31-vjeçar, duke i kërkuar t’i kthente shumën që pretendonte se i kishte borxh. Pas kallëzimit të të dëmtuarit, policia ka organizuar operacionin e koduar “Pretendimi”, duke arrestuar të riun.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan pistoletën me të cilën dyshohet se është kryer kanosja, municion luftarak dhe një sasi kokaine. Për të njëjtin konflikt është proceduar penalisht edhe babai i 20-vjeçarit, 45 vjeç, i cili dyshohet se e ka kanosur me fjalë 31-vjeçarin.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 3, operacioni i koduar “Pretendimi”.

Kanosi me armë zjarri, një shtetas, për t’i marrë borxhin, arrestohet 20-vjeçari.

Procedohet penalisht, gjithashtu për kanosje, babai i tij.

Sekuestrohen pistoleta me të cilën dyshohet se u krye kanosja, municion luftarak dhe sasi Kokaine. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, për administrimin e kallëzimit të një 31-vjeçari, se ishte kanosur me armë zjarri, për dhënien e një shume parash, u finalizua operacioni i koduar “Pretendimi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi D. D., 20 vjeç, banues në Tiranë.

20-vjeçari dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, 31-vjeçarin, për t’i marrë 600 000 lekë që pretendon se ky i fundit ia ka borxh. Nga kontrolli në banesën e shtetasit të arrestuar, u gjetën armë zjarri (pistoletë) me municion dhe sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë, për babanë e 20-vjeçarit, shtetasin Sh. D., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, 31-vjeçarin, për të njëjtin motiv.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion