Ndahet nga jeta Jay Rockefeller, ish-guvernatori dhe senatori amerikan që sfidoi traditën politike të familjes së tij

John D. “Jay” Rockefeller IV, anëtari i fundit i një dinastie të njohur politike amerikane dhe i vetmi demokrat në familjen e tij, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Ai u nda nga jeta mbrëmjen e së enjtes, më 5 nëntor, në shtëpinë e tij në Uashington.
Lajmi u bë i ditur nga Mary Stewart, zëvendëspresidentja për çështjet e jashtme në televizionin dhe radion publike WETA. Në të njëjtin institucion, bashkëshortja e Rockefeller, Sharon, mban detyrën e presidentes dhe drejtoreshës ekzekutive.
Siç kujton agjencia e lajmeve Associated Press, Rockefeller vinte nga një prej familjeve më të pasura në Shtetet e Bashkuara, por ia kushtoi gjysmë shekulli të jetës shërbimit publik në një prej shteteve më të varfra të vendit.
Ai mbërriti në Virxhinian Perëndimore në vitin 1964, si punonjës në një program kundër varfërisë. Dymbëdhjetë vjet më vonë u zgjodh guvernator, detyrë të cilën e mbajti për dy mandate, përpara se të shërbente për 30 vjet si senator i Shteteve të Bashkuara.
“Vështirë se mund të imagjinoja një karrierë më përmbushëse”, ishte shprehur vetë Rockefeller në vitin 2015, kur u tërhoq nga politika.
Ai lindi me emrin John D. Rockefeller IV në Nju Jork. Stërgjyshi i tij, themeluesi i kompanisë Standard Oil, John Rockefeller, kishte ndërruar jetë vetëm një muaj përpara lindjes së tij. Babai i tij, John D. Rockefeller III, ishte një filantrop i njohur.