VIDEO/ “Pacientët po presin, ndërsa ju bëni s*ks”- kryebashkiaku kap mat dy mjekë gjatë turnit të natës

Bota

VIDEO/ “Pacientët po presin, ndërsa ju bëni s*ks”-

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Brazil, ku kryebashkiaku i një qyteti ka hyrë papritur në një spital për të verifikuar ankesat e qytetarëve për pritjet e gjata të pacientëve. Gjatë kontrollit, ai ka gjetur dy mjekë të turnit të natës të mbyllur në një dhomë, duke i akuzuar se po kryenin marrëdhënie seksuale gjatë orarit të punës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 4 nëntorit në qytetin Barreiros, në shtetin Pernambuco të Brazilit. Kryebashkiaku Carlinhos da Pedreira vizitoi pa paralajmërim spitalin bashkiak “Jailton Messias de Albuquerque”, pas ankesave të shumta për vonesat në trajtimin e pacientëve.

Kontrolli dhe përplasja me dy mjekët u filmuan nga personat që shoqëronin kryebashkiakun, ndërsa pamjet kanë tërhequr vëmendje të madhe.

Pacientët prisnin në urgjencë, dy mjekët ishin mbyllur në dhomë

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, kryebashkiaku inspektoi repartin e urgjencës dhe korridoret e spitalit, ku konstatoi se disa pacientë prisnin ende për t’u vizituar.

Më pas, ai u drejtua drejt ambienteve ku qëndronin mjekët e turnit dhe gjeti një dhomë pushimi me derën të mbyllur me çelës.

Pasi kërkoi hapjen e derës, brenda saj gjeti dy mjekë, një burrë dhe një grua.

Kryebashkiaku i akuzoi se kishin kryer marrëdhënie intime gjatë orarit të shërbimit, ndërkohë që pacientët prisnin të merrnin ndihmë mjekësore.

“Urgjenca është plot, ndërsa ju flini dhe bëni seks”

Në videon e publikuar nga kontrolli, kryebashkiaku shfaqet tepër i revoltuar, duke u kërkuar llogari dy mjekëve për sjelljen e tyre.

“Urgjenca është plot, ndërsa ju këtu flini dhe bëni seks”, u shpreh ai, sipas raportimeve për ngjarjen.

Kryebashkiaku pretendoi se atë mbrëmje në spital ishin në shërbim gjithsej tre mjekë, por në momentin e kontrollit vetëm njëri prej tyre po vizitonte pacientët.

Pas konstatimit, ai kërkoi largimin e dy mjekëve nga spitali, si dhe njoftimin e policisë për të ndërhyrë në vendngjarje.

Bashkia ndërpret kontratën me kompaninë që administronte spitalin

Ngjarja shkaktoi reagime të menjëhershme nga autoritetet bashkiake të Barreirosit, të cilat njoftuan ndërprerjen e kontratës me organizatën “Associação Beneficente João Paulo II”, që kishte marrë përsipër administrimin e spitalit.

Sipas njoftimit zyrtar, administrimi i institucionit shëndetësor do të kalojë përkohësisht drejtpërdrejt në varësi të bashkisë, deri në zhvillimin e një procedure të re tenderimi për përzgjedhjen e subjektit që do të menaxhojë spitalin.

Bashkia theksoi se përparësi mbetet garantimi i vazhdimësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët, pa lejuar që ndryshimet administrative të ndikojnë në funksionimin e spitalit.

Reagon Urdhri i Mjekëve: “Është e papranueshme poshtërimi publik i mjekëve”

Rasti ka nxitur reagimin edhe të Këshillit Rajonal të Mjekësisë në Pernambuco (Cremepe), i cili më 5 nëntor publikoi një deklaratë lidhur me mënyrën se si kryebashkiaku i bëri publike akuzat ndaj dy mjekëve.

Këshilli theksoi se ankesat për problemet në funksionimin e spitalit, vonesat në trajtimin e pacientëve dhe shkeljet e mundshme gjatë turneve të shërbimit duhet patjetër të hetohen.

Megjithatë, sipas tij, kontrollet dhe verifikimet duhet të kryhen përmes procedurave ligjore dhe institucionale.

Organizata profesionale e cilësoi të papranueshëm poshtërimin publik të mjekëve, duke nënvizuar se çdo shkelje e mundshme disiplinore duhet të shqyrtohet duke respektuar të drejtën e personave të përfshirë për t’u mbrojtur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion