“Prania Besnike”/ Mbi 1,862 problematika të regjistruara nga qytetarët

Politikë

“Prania Besnike”/ Mbi 1,862 problematika të regjistruara nga

Pesë javë pas nisjes së zbatimit të “Pranisë Besnike”, mbi 1,862 problematika të ngritura nga qytetarët janë regjistruar në platformën online të Partisë Socialiste, sipas burimeve të PS-së për Top Channel.

Nisma, e cila zhvillohet përmes takimeve individuale të deputetëve socialistë me qytetarët, synon mbledhjen dhe ndjekjen e shqetësimeve të tyre pranë institucioneve përgjegjëse.

Procesi bazohet në katër hapa: “Dëgjo, Shëno, Adreso dhe Ndiq”. Pas takimeve me qytetarët, deputetët regjistrojnë problematikat në platformën e dedikuar dhe më pas ankesa i përcillet me email institucionit përkatës.

Institucioni ka një afat prej 30 ditësh për të kthyer përgjigje dhe për të informuar mbi zgjidhjen e çështjes. Përgjigjja regjistrohet në sistem si rast i zgjidhur ose në proces.

Në rast se afati përfundon pa përgjigje, drejtuesi politik i qarkut kontakton institucionin përkatës dhe kërkon shpjegime për rastin.

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë edhe vetë në një prej takimeve të “Pranisë Besnike”, të zhvilluar më 11 shtator në Shkozë. Ndërkohë, sipas Top Channel, ai zhvillon çdo javë takime me 12 drejtuesit politikë të PS-së për të raportuar mbi ecurinë e nismës.

ME TE LEXUARAT