Zyrtarit të PD i djegin makinën, dyshohet si shkak konfliktet për shkak të fushatës elektorale

Politikë

Zyrtarit të PD i djegin makinën, dyshohet si shkak konfliktet për

Kryetari i grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të bashkisë Vau i Dejës, Ariston Drini ka denoncuar në polici se i kanë djegur makinën. Zyrtari ka dëshmuar se ka dëgjuar si fillim një shpërthim e më pas ka parë automjetin në flakë. Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 të mëngjesit të sotëm.

Zyrtari ka dëshmuar se makina e tij ishte parkuar para banesës, ndërsa ka mohuar të kishte konflikte apo probleme. Policia nga ana tjetër dyshon se shkak mund të jenë konfliktet për shkak të fushatës elektorale.

ME TE LEXUARAT