Zgjatja e orarit të votimit në Vlorë, opozita braktis mbledhjen, KQZ s`arrin të marrë vendim

Politikë

Zgjatja e orarit të votimit në Vlorë, opozita braktis mbledhjen,

Mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, duke pamundësuar shqyrtimin e një propozimi të rëndësishëm për vijimin jashtë orarit zyrtar të procesit zgjedhor në Qarkun Vlorë.

Në fokus të mbledhjes ishte shqyrtimi i kërkesës për zgjatjen e afatit të votimit në 55 qendra votimi në këtë qark, për shkak të kufizimeve në lëvizje të shkaktuara nga aktiviteti ndërkombëtar sportiv “Giro D’Italia”.

Por mungesa e dy anëtarëve të opozitës, të cilët bojkotuan seancën, çoi në mosarritjen e kuorumit të nevojshëm për zhvillimin e saj.

Pa prezencën e këtyre anëtarëve, Komisioni nuk mundi të marrë në shqyrtim propozimin, duke rrezikuar përfshirjen e plotë të qytetarëve në procesin e votimit në zonat e prekura nga aktiviteti sportiv.

KQZ nuk ka bërë ende të ditur nëse do të ketë një përpjekje të dytë për të thirrur mbledhjen, ndërsa qytetarët në zonat e prekura u bëjnë thirrje autoriteteve për zgjidhje të menjëhershme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion