Xhafaj komenton vrasjen e Xhuvanit: Duhet ta marrin përgjegjësinë Bardhi dhe Basha

Ditën e sotme, në një intervistë televizive, kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Fatmir Xhafaj ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Elbasan, ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvanit. Xhafaj tha se përgjegjësinë duhet ta marrin personat që e kanë ideuar skenën, duke fajësuar Bashën dhe Bardhin.
“Së pari aktualisht skemi president dhe kjo duhet pranuar është e tepërt të flasësh për rolin e presidentit por për rolin e ilir metës, sepse nuk është duke u sjellë si president. Ai e ka deformuar këtë qasje dhe përgjegjësi dhe është në tejkalim të të gjithë kufijve të përgjegjësisë së tij kushtetuese, është e kotë të flasim sot për një president republike se kemi një të tillë. Për PD më vjen keq edhe për shkak të karrierës së gjatë që kanë në politike, por edhe si e shoh unë. Nëse mungon një krah i rëndësishëm siç është opozita i bën një dëm të madh demokracisë.
Ne kemi një opozitë destruktive që për fat të keq ska mësuar gjë nga e djeshmja e saj dhe që ka ende një qasje të vjetër pavarësisht kostumeve që përpiqet të veshë. Ngjarja në Elbasan është treguesi më kuptimplotë i kësaj mendësie që zotëron në në lidershipis e opozitës posaçërisht të PD. Ekzistenca e përpjekjeve për të krijuar struktura paralele dhe një shtet paralel është e dënueshme dhe haptas në kundërshtim me kushtetutën.
Nëse do isha në vend të prokurorëve do jepja përgjegjësinë penale personat, por sdo lija pa përpgjegjësi edhe njerëzit që e kanë ideuar. Në mënyrë të veçantë me sa kam parë unë Bashën dhedrejtuesine caktuar prej tij në Elbasan Gazmend Bardhi”, tha ai.


