Ish-ministri socialist: Opozita do fitojë bindshëm, kjo qeveri duhet të ikë

Politikë

Ish-ministri socialist: Opozita do fitojë bindshëm, kjo qeveri duhet

Në një intervistë televizive ka bërë mëngjesin e sotëm kreu i PAA, Agron Duka. Në fjalën e tij, ai u shpreh i bindshëm për fitoren e opozitës, ndërsa thekson se qeveria Rama duhet të largohet. Ai gjithashtu flet për Durrësin, që sipas tij, është masakruar.

 “Durrësi ka një masakër urbane, me rrugë të ngushta dhe trotuare me gjerësi të tepërt. Bonifikimi i Durrësit është shumë keq.

Ish-ministri socialist: Opozita do fitojë bindshëm, kjo qeveri duhet

Në sektorin Rinia, kolektori kishte 15 vjet pa u pastruar, në kolektor kishin mbirë pemë. Durrësi ka nevojë për një kryebashkiak normal, duhet të merret edhe me bonifikimin. Qyteti ka nevojë për bonifikim. Te Veleria është bërë shpenzim i madh, me një hekur aty, që ka prekur edhe arkitekturën e vjetërsinë. Turisti nuk vjen të shikojë hekurat, por trashëgiminë kulturore e historike të Durrësit.

Jam një ish-ministër i qeverisë socialiste. Nuk jam aq i doktrinuar politikisht, jam marrë me çështje të bujqësisë, që bashkojnë njerëzit socialistë e demokratë. Në takimet e mia, edhe socialistët janë të bindur se edhe PS-së i shërben rotacionin politik. Një mënyrë komunikimi deri e turpshme e kryeministrit. Tetë vjet qeverisje janë shumë, një njeri që ka marrë të gjitha pushtetet, dashje pa dashje, e i duket vetja si i mençur, por po bën komunikim të shëmtuar.

Një njeri që flet çfarë të vijë ndërmend pa marrë parasysh se kë ka përballë, tregon se nuk është i interesuar për grupet e interesit. Kjo qeverisje duhet të ikë e të vijë alternativë e re. S’mund të rrimë peng i këtyre lloj mentaliteteve. Flitet për miliona euro, shuma që janë të çmendura për Shqipërinë.

 Unë mendoj se fiton opozita. Opozita fiton bindshëm, problemi është tek numrat. Durrësi do të dalë 8 me 6, ndërsa ka nga ata që do dalë në Durrës 9 me 5 dhe unë iu them mirë do ishte edhe 9 me 5. Duhet rotacion pushteti, që të ikim nga anormaliteti politik, që të votojmë numrin 9, PD dhe Aleanca për Ndryshim. Pjesëmarrja masive jep verdikt të konsoliduar”, tha Duka.

 

ME TE LEXUARAT