Takim me kreun e Kadastrës, Yuri Kim zbulon detajet: Diskutuam për progresin e bërë në...

Politikë

Takim me kreun e Kadastrës, Yuri Kim zbulon detajet: Diskutuam për

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar dotën e sotme me drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se diskutoi me Lamen për progresin e bërë në vit paskalimit të ligjit për regjistrimin e pronave, përfshirë këtu edhe tokat agrikulturore.

Ambasadorja thotë se ka theksuar rëndësinë e transparencës në proces si dhe inkurajimin e përpjekjeve për të zgjidhur çështje të vështira.

“Ligje dhe rregullore të qarta, procese transparente dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime më të mëdha amerikane në Shqipëri dhe do të hapin mundësi më të mëdha ekonomike për më shumë njerëz, jo vetëm disa me mjete “speciale”. Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi dhe prosperitetit.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion