Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit/ Kërkojnë të futen në auditore pa vaksinë

Aktualitet

Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit/

Studentë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Tiranës, janë mbledhur paraditen e sotme për të protestuar para Ministrisë së Arsimit.

Ata kërkojnë që të merren masa për të lejuar futjen e tyre në auditore, pa certifikatë vaksinimi dhe pa tampon negativ. Edhe në Universitetet e rretheve ka pasur studentë që nuk janë lejuar në auditore sepse kanë qenë të pa vaksinuar dhe pa test PCR.

Studentët shprehen se nuk duhet të ndahen në të vaksinuar dhe të pa vaksinuar. Ata kanë theksuar se studentët duhet të zgjedhin vetë nesë duan të vaksinohen ose jo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion