Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Struga dhe Dibra shkojnë në balotazh

Kosovë&Rajon

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Struga dhe Dibra shkojnë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale për komunën e Strugës dhe Dibrës. Prej votave të përpunuara në gjithsej 101 vendvotime në Komunën e Strugës, kandidati i BDI-së, Ramiz Merko ka fituar 10.956 vota, respektivisht 40,50 për qind të votave.

I dyti renditet Idri Istrefi nga ASH-AAA me 34,82 për qind të votave, përkatësisht me 9,421 vota të fituara. Sipas rezultateve, kandidati i BDI-së dhe ASH-AAA-së shkojnë në balotazh.

Këto dy parti gjithashtu do të garojnë në raundin e dytë edhe në Dibër, ku nga votat e përpunuara nga gjithsej 27 vendvotime, kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Bekim Pocesta prin me 49,69 për qind, respektivisht me 3,998 vota të fituara, ndërkaq i dyti renditet kandidati i BDI-së, Hekuran Duka me 46,15 për qind, respektivisht me 3,713 vota të fituara. /abcnews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion