Balluku test për integrimin në BE? Rama nga Brukseli: Lufta ndaj korrupsionit, arsyeja që po përparojmë në proces

Politikë

Balluku test për integrimin në BE? Rama nga Brukseli: Lufta ndaj

Çështja e Belinda Ballukut dhe lufta kundër korrupsionit kanë qenë në fokus të pyetjeve drejtuar kryeministrit Edi Rama në Bruksel, ku po zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

I pyetur nëse rasti i Ballukut përbën një test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Rama ka shmangur komentet konkrete mbi çështjen, duke u ndalur te procesi i drejtësisë.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit është pikërisht një nga arsyet pse Shqipëria duhet të ecë përpara në procesin e integrimit evropian dhe se vendi duhet të vlerësohet pozitivisht për këtë.

Pyetje: Balluku, një test kritik për korrupsionin në rrugën e integrimit?

 Rama: Lufta kundër korrupsionit është arsyeja pse Shqipëria duhet të ecë përpara. Korrupsion ose jo, gjithçka duhet të shkojë sipas procesit. Kjo është arsyeja pse Shqipëria duhet të shihet me një sy pozitiv, pra lufta ndaj korrupsionit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion