Kiara Tito dhe Luiz Ejlli në pritje të fëmijës së dytë, Luna Mari pritet të bëhet me...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli mund të bëhen prindër për herë të dytë. Çifti i njohur, i cili ka fituar vëmendjen dhe simpatinë e publikut shqiptar që prej njohjes së tyre në “Big Brother VIP Albania”, raportohet se po pret një tjetër fëmijë, duke zgjeruar kështu familjen.
Lajmi është bërë i ditur nga media “Prive”, e cila, duke iu referuar burimeve të saj, shkruan se Kiara dhe Luizi janë në pritje të fëmijës së dytë. Nëse konfirmohet, ky do të ishte një tjetër moment i rëndësishëm për çiftin, të cilët tashmë janë prindër të vogëlushes Luna Mari.
Historia e tyre e dashurisë nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku marrëdhënia e krijuar përpara kamerave vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit. Në prill të vitit 2024, Kiara dhe Luizi u bënë prindër për herë të parë, me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Luna Mari.
Prej disa muajsh, në rrjetet sociale dhe në mediat rozë kanë qarkulluar aludime për një shtatzëni të dytë të moderatores. Megjithatë, Kiara i kishte mohuar më herët këto zëra, duke mos lënë vend për konfirmim.
Këtë herë, lajmi ka rikthyer vëmendjen te familja e tyre, ndërsa deri më tani as Kiara Tito dhe as Luiz Ejlli nuk kanë reaguar publikisht për raportimet. Mbetet për t'u parë nëse çifti do ta konfirmojë lajmin që ka ngjallur interes të madh te ndjekësit e tyre.


