Samiti në Bruksel/ Rama mesazh BE-së: Bëni hapin e guximshëm, na ulni të gjithëve në tryezë!

Politikë

Samiti në Bruksel/ Rama mesazh BE-së: Bëni hapin e

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Bashkimit Europian të bëjë një hap të guximshëm drejt integrimit të mëtejshëm të vendeve kandidate, duke i sjellë ato rreth tryezës së përbashkët, pa ndryshuar parimin e anëtarësimit të bazuar në meritë.

Në një prononcim për mediat në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Rama e cilësoi këtë takim si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit për vendet kandidate, ndërsa theksoi se BE-ja duhet të japë një sinjal të fortë për qytetarët dhe për botën.

Rama: Sigurisht, ky samit vjetor është ngjarja kryesore e vitit për të gjitha vendet kandidate.

Ka rëndësinë e vet edhe për vendet anëtare. Është një moment për një bisedë të hapur dhe shumë konstruktive, për të shkëmbyer përshtypjet e vitit dhe idetë për të ardhmen. 

Është e rëndësishme të jemi këtu dhe pikërisht në samitin e këtij viti ka një arsye shumë të mirë për të ecur përpara drejt një integrimi më të madh.

Mbetem i bindur se BE-ja duhet të ketë guximin të bëjë një hap të guximshëm përpara, duke sjellë të gjitha vendet kandidate rreth tryezës, pa ndryshuar procesin e bazuar në meritë për secilin vend, por duke u dhënë një sinjal të fortë qytetarëve tanë dhe botës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion