“S’të pashë njëherë në timon, s’di me i dhonë”/ Rama ia kthen batutën Bashës: Shyqyr më prezantove Unikkatilin

Politikë

“S’të pashë njëherë në timon, s’di me

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i Euro-Atlantikëve të Shqipërisë, Lulzim Basha, kanë vazhduar përplasjet e tyre të ashpra me replika në distancë. Të dy politikanët shkëmbyen batuta të forta, duke kritikuar njëri-tjetrin për dështime.

Në një koment të tij, Basha i kujtoi Ramës se kishte mbetur “pasagjer” dhe nuk kishte ndonjë rol aktiv në drejtimin e vendit. “Si nuk të pashë njëherë në timon, apo harrova, ku di me i dhënë ti” tha Basha. Ndërsa Rama ia ktheu: “E vërtetë! S’kam timon unë. Ku kam timon unë, nuk e pata fatin tënd,” duke e akuzuar Bashën për paaftësi dhe duke shtuar: “Po shyqyr më prezantove Unikatilin.”

Basha, nga ana e tij, e kritikoi Ramën për faktin që nuk ka më shokët që kishte në timon. “Ku i ke shokët mo Ram, ku i ke ata që vije në timon?”

Rama iu përgjigj duke theksuar se Basha nuk kishte asnjë drejtim, ndërsa ironizoi për shqetësimet e tij të lidhura me “vjedhjet” dhe “drogën”. Pasi e akuzoi Bashën për paaftësi dhe manipulime, Rama tha se opozita duket se ka horizont të zymtë.

Basha: O Rame, pasagjer ngele mor burrë. Si nuk të pashë njëherë në timon, apo harrova, ku di me i dhënë unë

Rama: E vërtetë! S’kam timon unë. Ku kam timon unë, nuk e pata fatin tënd. Ti timon, makinë, xhiro, aritmetika po. Nuk diskutohet, gjumë top. Unë shish e shkruaj. Po shyqyr më prezantove Unikatilin.

Basha: Ku i ke shokët mo Ram, ku i ke ata që vije në timon, ata që firmosnin për ty

Rama: Këtu tani ia fute kot. Ia fute çik kot, po s’ka gjë se ta do puna. Po Hysenin e ke digju. Tekst i rëndë, po ka një pazazh të bukur

Basha: Si i bie kësaj pune, ose ti je më buf se bufi, të vjedhin shokët pas shpine, ose ti je nona e kësaj pune. Je kreu i bandës.

Rama: Akoma nuk t’u bën bajat kjo gjuha e bufit mo vlla, vjedhje, vjedhje, droga, droga. S’e më roje e Shqup-it, vetëm çelësi I makinës të ka ngel. Na jep vizionin euroatlantik. Ku ndryshon Koalicioni Euroatlantik nga Alenca e Kënetës Madhështore. Eh mo Lul, edhe në fletë të votimit, katra të ka rënë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion