Çfarë po ndodh mes tyre? Jozi përqafon Loredanën: Sinqerisht të them…

Showbiz

Çfarë po ndodh mes tyre? Jozi përqafon Loredanën:

Jozi dhe Loredana kanë patur një mëngjes të ëmbël me njëri-tjetrin ditën e sotme. Teksa Jozi ndodhej në lavanderi duke hekurosur, aty ka shkuar dhe banorja.

Kur ai e pa, i kërkoi një përqafim. Loredana fillimisht e pa çuditshëm e u largua, por më pas e la Jozin që t’a përqafonte.

“Hajde të të përqafoj. Më fal, për çdo gjë më fal”, i tha banori teksa ajo e pa dhe më pas qeshi.

“Sinqerisht të them, prit të vishem dhe do flasim pastaj. Nuk kam për qëllim të bëj kurrë të ndihesh keq. Po ti ngaqë keqkuptohesh”, i tha më pas Jozi.

Kur Loredana bëri që të ikte, ajo u kthye sërish dhe e përqafoi e më pas u largua: “Takohemi përjashtë”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion