Abuzime me tenderat, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Plarent Ndrecës dhe 15 të tjerëve

Aktualitet

Abuzime me tenderat, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Plarent Ndrecës

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda  ka kaluar për gjykim dosjen e deputetit Plarent Ndreca dhe 15 të pandehurve të tjerë, të akuzuar për abuzim me tenderat gjatë kohës që Ndreca ka ushtruar detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Ndreca dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme dyshohet se kanë favorizuar Gjon Radovanin për të fituar tenderin e rikonstruksionit të katër komisariateve. Sipas SPAK, ata kanë privilegjuar Radovanin gjatë të gjitha fazave të procedurës së prokurimit dhe, në fund, kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me bashkimin e operatorëve ekonomikë "Derbi-E shpk", ndërkohë që kompania nuk përmbushte kërkesat ligjore.

Radovani, sipas hetimeve, kishte lidhje të ngushta me ish-ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe dyshohet se për shkak të marrëdhënieve personale dhe mesazheve të shkëmbyera me të, kompania e tij ka fituar tendera të tjerë në Ministrinë e Brendshme.

Në dosjen e SPAK, thuhet se ndërmjet Radovanit, i cili ka pasur detyrën e konsulentit për këtë tender, dhe Plarent Ndrecës janë shkëmbyer e-maile me informacione të detajuara për ambientet e komisariateve që do të rikonstruktoheshin, në qytetet e Vlorës, Pogradecit dhe Mirditës.

ME TE LEXUARAT