SPAK i sekuestroi celularin, Kryemadhi: Kisha biseda me Ramën, thashetheme edhe për Fevziun

Politikë

SPAK i sekuestroi celularin, Kryemadhi: Kisha biseda me Ramën, thashetheme

Prokuroria e posacme SPAK i ka sekuestruar deputetes Monika Kryemadhi një celular në shtëpinë e nënës së saj në kuadër të hetimeve për pasurinë që po zhvillohen ndaj saj.

Kryemadhi e ka kërkuar në GJKKO kthimin e këtij celulari, por ende nuk e ka marrë.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, deputetja Monika Kryemadhi tregoi se këtë celular e ka përdorur në periudhën 2013-2015 kur LSI në atë kohë ka qenë në bashkëqeverisjes me PS-në dhe ka komunikime me Kryeministrin Edi Rama.

Blendi Fevziu: Çfarë gjeti SPAK-u në shtëpinë e nënës tuaj?

Monika Kryemadhi: Gjeti telefonat e fëmijëve.

Blendi Fevziu: Është rezidencë e juaja aty?

Monika Kryemadhi: Po e jona është. Ne të gjithë vendosim adresën 164 sepse janë dy shtëpi të bashkuara bashkë dhe kanë një derë. Dy prona të bashkuara bashkë.

Blendi Fevziu: Cila është historia e një telefoni?

Monika Kryemadhi: Është një telefon im i periudhës 2013-2015 që pjesa më e madhe e komunikimeve të mia janë me Kryeministrin Edi Rama në atë kohë.

Blendi Fevziu: Është koha kur ju keni qenë pjesë e qeverisjes, partia juaj.

Monika Kryemadhi: Monika nuk ka qenë pjesë e qeverisjes.

Blendi Fevziu: Edhe çfarë kanë gjetur brenda këtij telefoni?

Monika Kryemadhi: Asgjë s’kanë gjetur.

Blendi Fevziu: Me Ramën çfarë shkruanit ju?

Monika Kryemadhi: Çdo gjë kemi shkruajtur, edhe thashetheme për ty kemi bërë.

Blendi Fevziu: Po m’i thuaj dhe tani publikisht…

Monika Kryemadhi: Nuk i mbaj mend me thënë të drejtën, por të mira janë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion