Parashikimi i motit për ditën e premte, si do të luhaten temperaturat

Ditën e premte vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit të qarkullimit ciklonar, periferisë së presionit atmosferik të ulët i pozicionuar mbi detin Mesdhe dhe e masave ajrore të lagështa.
Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash mesatare e kthjellimesh në orët e para të ditës. Më pas shtim të vranësirave dhe alternime të herëpasherëshme kthjellimesh.
Duke filluar nga orët e mesditës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Nga orët e mbrëmjes reshjet kryesisht në jug pritet të jenë hera – herës me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Më pas reshjet humbasin territor e intensitet, priten të izolohen në relievet malore në jug të vendit.
Në jug në lartësitë mbi 800-1000m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.


