Basha: Rama e mund Berishën sa herë të dojë, por me mua e ka problem

Politikë

Basha: Rama e mund Berishën sa herë të dojë, por me mua e ka

Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Open” është shprehur se “problemi i Edi Ramës” është me të dhe jo me ish-kryeministrin Berisha.

Edhe pse ka humbur disa palë zgjedhje rresht përballë kryesocialistit, Basha tha se Rama e mund Berishën sa herë t’i dojë qejfi, por me të e ka problem.

Basha pretendon se ka peshë elektorale, edhe pse prej kohësh nuk ka bërë asnjë protestë edhe asnjë tubim masiv.

“Ramën nuk e kam lënë të vijë në pushtet në 2009-ën. Ai e di që Berishën e mund sa herë t’i dojë qejfi. Prandaj pasi e mund e ngre, i fut serumin dhe e mban në këmbë. Problemin Rama e ka me Lulzim Bashën, pikë. Ai e ndjen peshën time elektorale.

Unë nuk jam i ngjitur pas karriges, e bëj sepse besoj se mund të ndryshojë Shqipëria. Nuk e kam lidhur ekzistencën time fizike, financiare me politikën. Unë jam i vetmi që u dal jashtë hesapit. Berisha ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta, por nuk ka më cfarë t’i japë PD-së. Vetëm mund ta pengojë”, u shpreh ai

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion