Mbi 8.4 miliardë euro investime për Shqipërinë, ambasadorja e BE-së: Mbështetja do të rritet

Politikë

Mbi 8.4 miliardë euro investime për Shqipërinë, ambasadorja
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, deklaroi se BE-ja është e gatshme të shtojë mbështetjen për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e investimeve konkrete, reformave dhe integrimit gradual në tregun e përbashkët evropian.

Gjatë fjalës së saj në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani, Moreira de Sousa bëri të ditur se Bashkimi Evropian ka dhënë më shumë se 880 milionë euro mbështetje për sektorin publik në Shqipëri dhe ka mobilizuar 8.4 miliardë euro investime.

Ajo theksoi se transformimi ekonomik i rajonit nuk duhet parë vetëm si përgjegjësi e përbashkët, por edhe si një mundësi për të afruar ekonomitë e vendeve të Ballkanit me ato evropiane dhe për të ndërtuar partneritete afatgjata.

Ambasadorja nënvizoi se diskutimet në konferencë janë përqendruar te inovacioni, sipërmarrja, infrastruktura, aftësitë digjitale dhe shërbimet e avancuara, si elemente që mund të rrisin konkurrueshmërinë e rajonit dhe aksesin në financim.

Sipas saj, Ballkani Perëndimor ka potencial njerëzor dhe talente që duhen mbështetur, mbajtur dhe integruar më mirë në ekonominë evropiane. Ajo vuri gjithashtu theksin te rëndësia e aksesit në energji të lirë dhe të pastër, duke e cilësuar atë si kusht për konkurrueshmërinë industriale, sigurinë ekonomike dhe investimet e ardhshme.

Në përfundim, Moreira de Sousa theksoi se integrimi gradual në tregun e brendshëm evropian dhe përgatitja për anëtarësim kërkojnë reforma, investime, angazhim politik dhe besimin e sektorit privat.

“Koha për të vepruar është tani”, u shpreh ambasadorja, duke bërë thirrje për bashkëpunim mes institucioneve, bizneseve dhe investitorëve për ta kthyer ambicien në rezultate konkrete.
 
Sofia Moreira de Sousa: E konektivitetit digjital në të gjithë rajonin. Këto shembuj tregojnë që ne duam që kjo konferencë të arrijë në investime konkrete dhe në partneritete që zgjasin. Shqipëria, Bashkimi Europian ka dhënë më shumë se 880 mijë milion euro në mbështetje të sektorit publik dhe ka mobilizuar 8.4 bilion euro në investime.

Transformimi ekonomik është më shumë se një përgjegjësi që ndahet me të gjithë, është një mundësi që ndahet me të gjithë për ta sjellë rajonin më afër, për të forcuar ekonomitë e tyre dhe që të ndërtojmë të ardhmen tonë së bashku. BE-ja është e gatshme që ta shtojë mbështetjen.

Kjo më sjell që të flas për diskursin në këtë konferencë. Programi i djeshëm vuri theksin në inovacionin, sipërmarrjen dhe mundësitë që dalin nga teknologjinë e vetme, në infrastrukturë, në aftësi digjitale dhe në shërbime të nivelit të lartë që mund të forcojnë vendin e rajonit në vlerat europiane dhe aksesin në financë. Këto do t'i ndihmojnë vendet e Ballkanit që të marrin më shumë financim dhe që të kontribuojnë më shumë në setin e vlerave europiane. Këto janë ingrediente të rëndësishme për një ekonomi kompetitive dhe dinamike. Ne po punojmë që t'i zhvillojmë këto kapacitete dhe të zhvillojmë tregjet. Ballkanit Perëndimor nuk i mungon ambicioni, idetë apo talenti.

Sot ne po diskutojmë talentet, aftësitë dhe produktivitetin sepse avantazhi konkurrues i Evropës janë njerëzit dhe Ballkani Perëndimor ka një pasuri talentesh që duhet të ushqehen, të mbahen dhe të drejtohen dhe të lidhen nëpërmjet në të gjithë ekonominë tonë evropiane. Aksesi në energji të lirë, të pastër dhe mbështetëse është shumë e rëndësishme dhe është një kusht thelbësor për konkurrueshmërinë industriale, sigurinë ekonomike dhe investimet e ardhshme.

Këto janë tema që kërkojnë bashkëpunim shumë të afërt midis udhëheqësve politikë, bizneseve, investitorëve dhe institucioneve evropiane. Prandaj ka rëndësi kjo konferencë sepse sjell së bashku të gjithë aktorët, përcakton drejtimet, mobilizon burimet dhe kthen ambicien në realitet. Ekonomitë tona kanë shumë për të përfituar nga një integrim më i fortë, partneritete më të forta dhe investime më të mëdha. Kjo mundësi është reale por ajo kërkon reforma, investim, angazhim politik dhe besimin e sektorit privat. Dhe e treta, koha siç tha edhe ministri, koha për të vepruar është tani me qëllim që të integrohemi gradualisht me tregun e brendshëm evropian dhe të bëhemi të përgatitur për anëtarësimin. Ne kemi nevojë për energjinë, ambicien dhe besimin e investitorëve, bizneseve dhe gjithashtu gatishmërinë e udhëheqësve politikë për të bërë gjërat në zbatim. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion